Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një përmbledhje të familjeve që kanë hyrë në shtëpi të re, pasi banesa e tyre e vjetër u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në videon prej 1 minute, kreu i qeverisë ka shkëputur momentin kur familjarët kanë hapur dyert e shtëpisë së re duke përcjellë emocionet e tyre.

“Mirëmëngjes dhe me dyert e shtëpive të reja që vazhdojnë të hapen njëra pas tjetrës për të prekurit nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.