Në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara sot në Ankara mes Shqipërisë dhe Turqisë është dhe restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër. Një gjë e tillë është përshëndetur edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Postimi i plote i Margaritit: 🗣Do ta quaja një fillim të mbarë dhe një ogur të mirë, që një nga punët e para të këtij viti të ri lidhet me restaurimin e shtëpisë së Zotit. Por Xhamia e Plumbit nuk është thjesht një objekt kulti.

Ajo është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.

🟢 Ndaj dhe Marrëveshja që nënshkruam sot në Ankara, mes Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, përfaqësuar nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Z. Mehmet Nuri Ersoy dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë synon “Restaurimin dhe Konstruksionin e sistemit të mbrojtjes nga përmbytjet për Xhaminë e Shkodrës” merr një rëndësi të veçantë. 🙏🏻

Një marrëveshje e shumëpritur jo vetëm nga banorët e Shkodrës apo besimtarët myslimanë, por edhe për të gjithë shqiptarët, që e kanë të gdhendur në memorie pamjen e xhamisë së përmbytur nga ujërat. Kësaj kohe po i vjen fundi dhe ato imazhe do të jenë vetëm një kujtim.

#MinistriaeKulturës

#punëtqëçojmëpërpara2021

#XhamiaePlumbit