Pas ndeshjes midis Torinos dhe Fiorentinës, që hapi javën e 20-të, është koha për Milanin, kryesuesin e Serie A. Kuqezinjtë kanë fituar titullin simbolik të kampionit të dimrit, pavarësisht nga disfata kundër Atalantës në sfidën e fundit. Tani duhet kaluar me sukses sprova ndaj Bologna në “Dall ‘Ara”.
Emilianët janë në betejë të plotë për mbijetesë, duke kërkuar një pikë kthese. Në ndeshjen e fundit, skuadra e Mihajlovic u mposht nga Juventusi. Në ndeshjen e parë, Milani arriti të merrte më të mirën në “San Siro”, falë Zlatan Ibrahimovic.
Trajneri Pioli, pa Calhanoglu, do të përqendrohet te Leao si mesfushor-sulmues, i mbështetur nga Saelemaekers dhe Rebic. Ibrahimovic nuk preket, vijon si qendërsulmues. Në mesfushë, Tonali dhe Kessiè. Donnarumma mes shtyllave, mbrapa katër mbrojtësve: Calabria, Tomori, Romagnoli dhe Theo Hernandez, Jashtë mbeten Bennacer, Kjaer dhe Brahim Diaz.
Ja formacionet e mundshme:
BOLOGNA (4-2-3-1): Skorupski; Tomiyasu, Danilo, Soumaoro, Dijks; Schouten, Dominguez; Orsolini, Soriano, Sansone; Barrow.
MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Kessié; Saelemaekers, Leao, Rebic; Ibrahimovic.