Kryeministri Edi Rama komentoi përgjimet e publikuara në Itali, ku pretendohet për lidhje të eksponentëve të Ndraghetës me zyrtarë shqiptarë.
Ndërsa citoi konkluzionet e Prokurorisë Italiane, Rama tha se drejtësia ka folur qartë, duke u shprehur se “ky është një turp që i mishëron më së miri ata që kanë prirjen për tia bërë nënën këtij vendi”.
“Do të zhgënjej sepse sdo të them për këtë do të flasë drejtësia, pasi në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkulzion grupi hetimor italian, dhe po lexoj konkluzionin për tu thënë pse është turp për ju që duhet të informoni publikun dhe ushqeni tymnajën.
Citoj Prokurorinë pas më shumë se 1 viti udhëstimesh dhe bisedime me njëri tjetrin për investime që do bëhen në shqiperi ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan për shitjen e errovbave të punës për të cilin ka pasur komnflikt mes ortakteve.
Kjo është citim nga konkluzionet e Prokurorisë Itlaiane dhe marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe kërkesës për klikim dhe spektakël është një turp. Një turp që i mishëron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasjeje, që janë të njëjtët dhe që prirjen për tia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet”, tha Rama.