Bukuritë e Shqipërisë nga malet deri tek bregdeti janë kthyer tashmë në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj por dhe të vizitorëve vendas.
Kryeministri Rama ka publikuar në rubrikën “Shqipëria e bukur” një video ku shfaqen bukuritë përrallore të vendin tonë, ku ndërthuren në mënyrë të mrekullueshme bukuritë e egra të majave të larta në Alpe me madhështinë e ngjyrës së kaltër të bregdetit.
“Quhem Arbër. Gjëja më e rëndësishme për mua është liria. Unë jam i lirë në krijimtarinë time dhe të shprehurit e vetes. Jam i dashuruar pas vendit tim. Këtu u rrita për t’u bërë ky që jam. Shqipëria ka kaluar përmes disa periudhash të vështira, por arritëm t’ia dalim mbanë. Dhe a e dini përse? Sepse ne arrijmë ta ndiejmë aromën e diellit dhe ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tonë. Unë quhem Arbër dhe dua t’ju tregoj shtëpinë time.
Shqipëria është shtëpia ime”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.