Kryeministri Edi Rama duke folur rreth përgjimeve të antimafias italiane kundër Ndrghetës, ka thënë se eurodeputeti i përgjuar është mik i kreut të PD-së Lulzim Basha, por sipas tij nuk mund të thuhet kurrë që Basha ka ndihmuar mafiozët.

Më pas Rama është ndalur edhe tek përmendja e presidentit Ilir Meta në këto përgjime duke shtuar se i njëjti qëndrim ekziston edhe për të. Rama ka thënë më tej se kjo është neveri pasi prokuroria italiane i ka mbyllur hetimet.

“Nëse Ilir Meta dhe këshilltari i tij që njihet si tregtar lajme të rreme Ilir Kulla përmenden me emër. Në Itali për ti bërë nënën Shqipërisë, janë aty unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata. E po pastaj? Ata mund të kenë njohje direkt me ata njerëz. Për derisa prokuroria thotë qartësisht ato që u lexova tre herë. Një deputet rezulton që është lidhja e tyre, ai dihet botërisht që është mik i Bashës dhe PD. Është lidhje me të djathtën, po pastaj. Ca duhet të them unë. Se them dot kurrë që Basha do ndihmonte mafiozët. E dua më shumë Shqipërinë. Edhe kur flas me kundërshtarët e mi.” ka thënë kryeministri Edi Rama.