Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një video me pamjet e lagjes së re në Fushë-Krujë, ku po ndërtohen banesat e reja për banorët që mbetet pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas Ramës kjo lagje po merr hap pas hapi formën e një zone cilësore rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti.
‘Me lagjen e re te Rilindjes së Fushë-Krujës, që pas tragjedisë së një viti më parë, po merr hap pas hapi formën e një zone cilësore rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë’- shkruan Rama.