Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Korça gjatë bashkëbisedimit me një mjek se është marrë konfirmimi që të fillojë furnizimi me vaksinat Pfizer nga dita e hënë. Kreu i qeverisë shtoi se furnizimi do të nisë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejtë.
Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë dozat e para në fund të janarit. Njësoj si me të tjerët Pfizer i shtyhu në kohë. Kemi marrë konfirmimin që do fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë. Shpresoj që të mos marrim një njoftim tjetër. Do të fillojë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë. Në momentin që fillon furnizimi do të kemi mundësi ta shtrijmë në mënyrë të shpejtë për ju, mjekët dhe infermierët, tha ai.
Po ashtu kryeministri deklaroi se: Kemi negociata të avancuara më AstraZenecën, jemi jo larg finalizimit të një kontrate me AstraZenecën.