Kryeministri Edi Rama vijon turin e vizitave në Korçë, ku ditën e sotme është ndalur në Dardhë te një familje që pret turistë. Gjatë bashkëbisedimit me familjen Tasho, Rama tha se pandemia ndihmoi njerëzit që të njohin Shqipërinë. Këtu ka ironizuar edhe analistë e opinionistë për të cilët tha se ishin mësuar të merrnin avionin e të largoheshin por këtë vit ka ndodhur e kundërta pasi kanë vizituar bukuritë shqiptare dhe janë mahnitur.
“Pandemia ndihmoi shumë njerëz që të njohin Shqipërinë se i shohin nga televizori. Në televizor del 1 që thotë s’kam punë. S’dua të përmend emra një personalitet shqiptar që jeton jahstë e takoj në përmet dhe kishte ardhur me familjen atje gjatë kohës së verës që skishte ku shkonte.
Po sa e bukur qenka Shqipëra më thotë. Shyqyr që ra COVID tha e po shoh Shqipërinë po mahnitem. Se kishte parë kurrë Përmetin. Fevziu, tashi e zbuloi Shqipërinë ai e bën emisioni, sa e bukur Gjirokastra, Vlora. Janë bërë janë bërë i thashë po ti me përgjime mbete. Zbuluan Shqipërinë opinionistët, analistët se gjëja e parë ishte merr avionin dhe ik. Jam akoma në moshën që ec pa u mbajtur apo të dukem si i lodhur (batuta e Ramës pasi njëri nga anëtarët e familjes i tha të mbahej teksa zberiste tatëpjetën me borë)”, tha Rama,
Familja Tasho tha se së fundmi turistët më shumë kanë qenë të rinj, të grupmoshës deri në 30 vjeç. “Grupmosha e turistëve tani më e madhja është deri në 30 vjeç, janë më shumë të rinj”, tha ai. Nga Dardha, Rama ka bërë dhe premtime duke thënë se një hotel “me 5 yje në Valbonë do mbarojë shpejt”, tha Rama.