Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit Meta, i cili tha se Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama ka shkruar: Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”.