Kryeministri Rama ka ironizuar programin ekonomik të Partisë Demokratike të prezantuar nga Lulzim Basha ditën e sotme.
Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama ka shkruar: Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë të ëmbël.
Për kryeministrin Edi Rama, programi ekonomik i PD-së është ” si tramvaji i Tiranës në 2011″, që do të thotë me premtime boshe, të pambajtura.
Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011?Gjumë të ëmbël?
— Edi Rama (@ediramaal) January 28, 2021