Korça është një ndër qarqet që orët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe me shumë reshje. Gjatë natës reshje shiu me itensitet mesatar deri ne 30mm, ndërsa në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe Voskopojës ka patur reshje të pakta bore të cilat nuk kanë krijuar probleme.

Gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale është e mirë, qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht, me përjashtim të aksit K/Boboshticë-Dardhë, nga km i 7 deri në km 13, qarkullimi në orët e para të mëngjesit për mjetet e vogla rekomandohet me zinxhir, nga kompania kontraktore e këtij aksi është punuar për hapje dhe kriposje.

Në furnizimin me energji elektrike janë krijuar probleme në disa fshatra të Nj.A Moglice , të cilat furniziohen nga linja e Lekasit, nga OSHEE janë nxjerë grupet e punës dhe po punohet për eleminimin e defekteve.