Rindërtimi pas tërmetit prej më shumë se 1 viti tashmë është në qendër të vëmendjes së punës së institucioneve por edhe opinionit publik. Instituti Piepoli i ka pyetur shqiptarët për vlerësimin e asaj që është bërë deri më tani. 56% e tyre janë pozitivë me punën e qeverisë për rindërtimin pas tërmetit.
12% e cilësojnë të shkëlqyer, 33% të mirë ndërkohë që 11% të kënaqshme. Nga ana tjetër 16% e mendojnë se ka qenë e dobët ndërkohë që të keqe 25%.