Puthja e Anës dhe Atdheut ka ngjallur reagime Përpos konkurrentëve të ftuar, mbrëmë ishte e pranishme edhe Ana Lleshi protagonistja e cila u përjashtua nga programi pasi publikimit të një fotografie nga shtrati bashkë me njërin nga konkurrentët dhe kështu theu rregullat e emisionit. Mbrëmë ndodhen të papriturat në “Për’puthen” ku njëri nga protagonistët e komentuar së fundi, Atdhe Xheravina bashkë me Ana Lleshin bënë një veprim që nuk e mendoi askush.

Ana dhe Atdheu u puthën në emision, dhe kjo puthje nuk është se u prit mirë nga publiku. Në videon e postuar nga televizioni, ka një numër komentesh të cilët kërkojnë largimin e Atdheut nga emisioni po ashtu edhe ofendime ndaj Anës.