Me përmirësimin e motit dhe ndalimin e reshjeve të shiut, situata e krijuar nga përmbytjet në vend është përmirësuar. Madje, moti i kthjellët i kësaj të premte ka bërë që të mos ndihen temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë. Ndonëse këto përmirësime janë të dukshme, kreu i opozitës Lulzim Basha vijon të flasë për përmbytjet, dhe jo t’i përgjigjet akuzave të bëra ndaj tij për dy vilat dhuratë nga oligarkët.
Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk ka kursyer ironinë ndaj kryedemokratit Basha, duke u shprehur se: “Moti ka filluar të hapet dhe toka të thahet. Për të gjithë ka qenë një ditë e mbarë me diell, por për Lulin akoma ka shi, vranësira, përmbytje. ? Është rast i pa shpresë tamam si ajo shprehja: “As valët, as stuhitë, por vetë plot zell e fundoste anijen e tij” ??♂✌️”. Sakaq, kryebashkiaku Veliaj ka ndarë me ndjekësit edhe pamje nga Kodrat e Liqenit në Tiranë ditën e sotme, ku qytetarët kanë shijuar diellin dhe motin e mirë duke bërë një shëtitje.