Mbështesim veprimin e Komisionit Europian për të verifikuar që nuk mund të ketë angazhime të rishikuara kontraktuale nën dritën e presionit nga vendet e tjera, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron rreth krizës në furnizimin me vaksina antiCovid-19, shkruan faqja e internetit askanews.it. Ndërkohë, duke folur për disa media, përfshirë AFP, para pak ditësh Macron shpjegoi se ”ata që më thonë sot se nuk po shkon aq shpejt janë pikërisht ata që thanë në dhjetor se vaksinimi po shkon shumë shpejt”.

“Ne jemi të përgjegjshëm, por duhet të dimë se ky proces zgjat më shumë se një cicërimë në Twitter”, theksoi Macron. ”Sipas mendimit tim kishte një mungesë transparence në informacionin e siguruar në një moment nga AstraZeneca. Ne duam të jemi të sigurt se nëse njerëzit që nuk e respektojnë kontratën e tyre nuk e bëjnë këtë sepse po japin më shumë doza diku tjetër”, shtoi ai.

Macron është i shqetësuar edhe për faktin nëse produkti i AstraZeneca për njerëzit mbi 65 vjeç, ndoshta edhe 60 vjeç, do të ishte “gati i paefektshëm”. ”Nëse EMA (Agjencia Europiane e Barnave) më jep një vaksinë që funksionon shumë mirë për njerëzit nën 55 vjeç, kjo është fantastike në planin afatgjatë, por nuk ishte saktësisht ajo që parashikuam në programin tonë”, shtoi Macron.