Paraditja në territorin shqiptar paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje të pakta e të izoluara. Por mesdita dhe pasditja sjellin reshje me inetsitet mesatar në të gjithë vendin ku në Veriperëndim dhe Juglindje herë pas here do jenë në forme rrebeshi.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 12°C. Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtësi 50km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.