Gjatë konferencës së përjavshme me ekonominë në fokus, kryeministri Edi Rama ka folur rreth zhvillimi në sektorin e Bujqësisë. Në tryezë me Ramën ka qenë edhe Milva Ekonomi, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe me Frida Krifca, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Zonja Ekonomi ka thënë se prodhimet në bujqësi janë rritur me 20% ndërsa eksportet janë shtuar me 145%. Ajo ka shtuar se tashmë Shqipëria eksporton në 75 vende të BE dhe të botës.
Ekonomi: Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. 18-20% të GDB dhe angazhon 35% të fuqisë punëtore. Janë rritur prodhimet bujqësore me 20.2%. Eksportet janë rritur me 145%. Produktet shqiptare shkojnë në 75 vende në BE dhe të botës. Sektori i peshkimit është rritur në 61%. Eksportet në këtë sektor rekord me 100 mln euro. Këto rritje erdhën si rezultat i investimeve të qeverisë në bujqësi. Investimeve të zgjuara.