Besart Kadia, zv.ministër i Financave, e ka cilësuar programin ekonomik të PD që u prezantuar sot si të parealizueshëm si në ideologji dhe në praktikë. Në një intervistë për Report Tv, Kadia tha se nëse ky program vihej në realitet do të ishte fatkeqësia e tretë për vendin pas tërmetit dhe pandemisë. Ai tha se me premtimet që bëri kryedemokrati Basha sot jo që nuk janë të realizueshëm por krijojnë një defiçit të madh në buxhetin e shteti, në një kohë që po mendohet rimëkëmbja e ekonomisë pas tërmetit dhe pandemisë dhe nuk duhen bërë premtime jo racionale. Thënë ndryshe tha Kadia, ose do të mbushim thesin e shtetin apo ta mbajmë në nivelin që është ose do e shpojmë atë me programin që ofron Basha.

Lulzim Basha prezantoi ditën e sotme programin ekonomik me 16 pika, ku premtonte rritjen e pagës minimale në 36 mijë lekë, rritjen e pensioneve me 5 % në vit, ulja e tarifës së karburanteve, bonusin e bebeve 30 mijë lekë në muaj për 5 vite e shumë të tjera, që për ish sekretarin në sipërmarrjen e lirë në PD dhe ish këshilltarin e Bashës, Besart Kadia janë të parealizueshëm dhe se mund të marrin më qafë ekonominë.

“Programi i PD me kujton shprehjen me ne fitojnë te gjithë premtime qe duhet te behet kujdes dhe te jemi racional. Ne kaluam një tërmet, pandeminë qe duam apo jo ka pasoja ekonomike dhe duhet te mendohet si te kalohet kjo vështirësi dhe më pas të rimëkëmbem. Kryesore është rimëkëmbja dhe në këtë rast ne jemi të shkëputur nga realitet dhe sfidat që ka ekonomia shqiptare. Ulja e sigurimeve shoqërore e çon deficitin me 186 mln euro. Kjo në vetvete do alarmonte dhe FMN dhe Bankën Botërore. Rritja e pensione me 5 % në vit është shumë e mirë de shpresoj dhe më shumë mirë, por duhet të thuash skemën e madhe të financimi të tyre. Dhe kjo është 48 mln euro më shumë. Ose do mendosh që do mbushësh thesin ose ta mbajnë sa është. Por jo ta shpojmë atë, pasi shpenzimet janë marramendëse dhe të parealizueshme. Do të ishte fatkeqësia e tretë pas tërmetit dhe pandemisë nëse realizohet ky program ekonomik. Ka kontradikta ideologjike dhe financiare. Vetëm me ushqimin e bebeve shkon në 88 mln euro në vit, e gjithë qasja është një politikë e një shteti shumë të pasur që sot mendon për politika sociale, në ideologji në praktikë është i parealizueshëm. Situata ekonomike është e vështirë, por këto pretendime të parealizueshëm është si ta marrësh më qafë ekonominë”, tha Kadia.