Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është takuar kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin. Orlando thotë se ka uruar Vetëvendosjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ambasadori tregon se në takim u diskutua edhe për hapat e ardhshëm dhe se ka inkurajuar Kurtit për formimin e shpejtë Qeverisë së re. Me këtë rast Orlando thotë se ka siguruar se Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin euro-atlantik.
“Në një takim miqësor i urova Albin Kurti fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Orlando