Që prej vitit 2013, norma e papunësisë në vendin tonë ka ardhur gjithnjë duke rënë dhe ka shënuar edhe nivelin më të ulët në rajon.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vite” se, në sa përqind ka zbritur norma e papunësisë që prej vitit 2013 deri në vitin 2020.
“Nga 18% në 2013, në sa përqind ka zbritur norma e papunësisë deri në vitin 2020, 11% apo 17.3%?, pyet Rama. Përgjigja e saktë është që norma e papunësisë deri në vitin 2020 ka zbritur në 11%.