Gjatë mbrëmjes së djeshme kanë mbërritur 1170 doza vaksinë të Pfizer, por që në javët e ardhshme do të mbërrijë e gjithë ngarkesa prej 41 mijë dozash siç ishte rënë dakord më parë.

Ndërkohë ditën e sotme do të fillojë në stadiumin ‘Air Albania’ injektimi i dozës së dytë të vaksinës për personat që kanë marrë dozën e parë, nga vaksinat e dhuruar nga një shtet i BE-së.

Ndër të vaksinuarit e parë do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me një grup mjekësh si Najada Çomo, Mira Rakacolli dhe Tritan Kalo.

Me rastin e mbërritjes së vaksinave nga Pfizer, Rama deklaroi dje nga Rinasit, se shpresat nuk janë vetëm tek kontrata e lidhur me Pfizer për të marrë 500 mijë vaksina por edhe tek kompnaitë e tjera, ku më afër një marrëveshje është me kompaninë Astrazeneca.