Reshjet e mëdha të dëborës në Gjermani çuan në ndërprerje të rënda të trafikut, ku vlen të përmendet një kolonë prej 37 kilometrash e krijuar nga disa qindra makina dhe kamionë, që u bllokuan në një autostradë për orë të tëra në temperatura nën zero, njofton Associated Press, që i referohet agjenncisë gjermane të lajmeve, DPA.

”Qindra automjete u bllokuan në autostradën A2 në Gjermaninë Perëndimore gjithë natën në një trafik të paparë”, njoftoi policia e Bielefeldit.

”Ekipet e shpëtimit shkuan nga një makinë në tjetrën duke shpërndarë batanije dhe pije të nxehta”, theksoi ajo.