Sipas një sondazhi britanik, një britanik mesatar kalon pak më shumë se 3 orë në javë në tualet. Kjo tejkalon 10-15 minutat e rekomanduara në ditë dhe rreth 1 orë e 45 minuta në javë. Dhe nëse po mendoni se si kalon ajo kohë, atëherë telefonat janë përgjigjja. Nuk është fare çudi kur themi se, shumica prej nesh kur shkojnë në tulatet e marrin telefonin me vete. Por ekzistojnë 6 arsye alarmante, se përse nuk duhet të rrini më shumë se 15 minuta në tualet.
1. Telefonat janë streha e duhur për mikrobet, pasi çdo sipërfaqe në tulatet është e mbushur me mikrobe. Studimet tregojnë se telefonat janë përgjegjës për përhapjen e superbugit MRSA (bakter) në mjediset e kujdesit shëndetësor. Kjo nënkupton që një pacient mund të ínfektohet. 2. Nëse rrini më shumë se 15 minuta në tulatet, ushtrohet presion i panevojshëm te rektumi. Dhe hemorroidet janë një nga simptomat më serioze, e ndjekur nga prolapsi i rektumit. 3. Nëse keni nevojë për pushim, nuk mund ta arrini nëse e mbani telefonin me vete në çdo kohë. Mund të meditoni ose lexoni një libër për pak minuta. 4. Për ju, qëndrimi për minuta të tëra me telefon në dorë është si një mënyrë për të shpëtuar nga problemet, ose për të luftuar mërzinë e streset e ditës. Por është krejt e kundërta.
5. Ju po humbni kohë kot. Sipas studimeve, të gjithë kalojmë mesatarisht 90 minuta në ditë duke parë telefonat, pra 3.9 vjet të jetës sonë. Kjo do të thotë që telefonat mund të na tërheqin vëmendjen nga punët dhe aktivitetet e përditshme. 6. Ju bëheni të varur nga telefoni. Një nga 3 simptomat kryesore të varësisë nga telefoni është frika e largimit nga shtëpia pa telefonin me vete. 2 të tjerat janë: njëra frika se nuk mund të çoni dhe merrni mesazhe dhe tjetra një ndjenjë sikur po merrni sinjale të ndryshme.