Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, mëngjesin e së martës ka vizituar Albin Kurtin.

Kosnetti pas takimit nuk ka mbajtur një deklaratë për mediat. Takimi i tij erdhi menjëherë pas Vetëvendosja doli fituese e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Kosnetti pas zgjedhjeve kishte përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike, duke thënë se Amerika qëndron krah Kosovës.

Tashmë Vetëvendosja është përballë sfidës së krijimit të ekipit qeveritar, në pritje të ndarjes certifikimit të zgjedhjeve dhe të përcaktimit të mandateve në Parlamentin e Kosovës.