Më në fund është arritur marrëveshja mes kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se kreu i Partisë Demokristiane pritet të jetë pjesë e listës së Shkodrës, poshtë vendit të 5-të.

Ndoka mbajti pezull marrëveshjen deri mbrëmjen e sotme pasi nuk pranonte të bëhej pjesë e koalicionit opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, por duket se kanë rënë dakord.

Ndërkohë vijojnë takimet në selinë e PD për të konkretizuar marrëveshjen dhe për ta dorëzuar në KQZ.