Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje në mënyrë jo indirekte opozitës, se përse projekti për autonominë e spitaleve nuk ka nisur më herët.

“Ne do të fillojmë të hyjmë në fazën tjetër të reformës që është dhënia e autonomisë dh e mjekëve që të jenë jo vetëm shërbëtor të publikut në spital, por edhe të jenë aty si në pronën e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës, dhe jo thjesht sikur janë në pronën e shtetit që mbetet një fuqi, një hijeje, një prani anonime. Si mund të bëhej autonomi me spitale pa ilaçe, pa banjo, pa ngrohje, me spitale pa batanije, pa ushqim cilësor, me spitale me personel të demotivuar dhe të keqshpërblyer, sot jemi njësoj edhe këtu si në kantierët e rindërtimit, kemi pastruar rrënojat, kemi hapur themelet, kemi shtrirë infrastrukturën bazë, kemi filluar karabinanë, kemi filluar me të gjithë elementët që ngrehina të bëhet në rregull. Ndryshimi kërkon kohë dhe rruga shtrohet hap pas hapi”, tha Rama.