Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vend dhe masat shtrënguese, që u morën sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Brataj tha se ka një rritje të të infektuarve në moshë të re, ndërsa shtoi se mutacionet e koronavirusit janë prezentë edhe në Shqipëri “Diskutuam sot që nga ora 09:00 e mëngjesit dhe e vendosëm. Diskutuam sa është incidenca në çdo grupmoshë. Çdo ditë ne bëjmë analizën dhe shohim çfarë ka ndryshuar. Moshat më aktive janë nga shkolla e mesme tek universiteti. Kjo bëri që të ketë më shumë infektime në moshat 45-55 vjeç. Te shkollat 9-vjecare është situata e qëndrueshme, prandaj menduam të vazhdojë mësimi aty. Rritja ndodhi në mënyrë të menjëhershme, gjë që na solli në të njëjtat kushte si Anglia, e cila identifikoi variantin e ri. Shqipëria nuk i mbyll dot kufijtë për virusin, aq më tepër kur janë identifikuar raste në Greqi, Maqedoninë e Veriut. Pati dhe një relaksim të masave që kishim”, tha Brataj.
A ekziston ndonjë mutacion i koronavirusit në Shqipëri? Kjo do një interpretim shumë të kujdesshëm. Ajo që shkenca thotë është se prania e virusit te njeriu mund të ngelet për disa kohë, edhe muaj. Riinfektimi është më i lehtë se sëmundja. Shtami (mutacioni) është vërtetuar që ekziston dhe për mua është prezent edhe në Shqipëri.
Pse u vendos ora 20:00? Ora më sociale, më e ftohtë, më e ngjeshur, është ajo e darkës, ndaj dhe u vendos mbyllja në orën 20:00. Është dydja më e madhe, që sjell dhe riskun më të madh të përhapjes së virusit. Në lokalet e natës nuk ka asnjë lloj ajrimi.
Po fundjavat do të mbyllen fare? Për këto dy javë këto ishin masat, do të funksionojnë njësoj edhe për fundjavën. Kam dhe një këshillë për politikën, të mos i fusin hundët fare te bluzat e bardha, se nuk ka Komitet Politik, por është Komitet Teknik. Personeli mjekësor po punon pa pushim prej një viti, pa orare