Britania është ne ankth për njoftimin e se henes nga Kryeministri Boris Johnson, per menyren se si dhe kur do ndodh lehtësimi i masave shtrënguese te karantinimit, qe po aplikohet ne ishull qe prej fillimit te janarit.
Ne media kane filluar te dalin detajet e para te asaj se cfare pritet te njoftoj Johnson te henen e ardhshme. “Harta e rrugës” do mësohet te henen e ardhshme nga goja e Boris Johnson, i cili ndodhet nen nje trysni te jashtëzakonshme politike, nga biznesi, por edhe nga publiku i depresionuar nga masat shtrënguese te lockdownit te trete qe kur ka filluar pandemia, ku ky i fundit qëlloi ne muajt me te zymte te vitit.
Nga burime qeveritare, shkollat do mund te hapen ne 8 mars, ne fund te marsit apo fillim te prillit do mund te hapen dyqanet jo-esenciale, bashke me rifillimin e aktiviteteve sportive si ne golf apo tenisi, bashke me hapjen e hoteleve dhe ambjenteve hoteliere. Fillimi i Majit mendohet te shënoj hapjen e pabeve dhe restoranteve, ku klientët do mund te lejohen të ulen brenda tyre mes anëtareve te te njejtes familje, ndërsa ne ambjentet e jashtme me shume.
Korriku mendohet se do jete muaji i hapjes se udhëtimeve dhe pushimeve dhe funksionimin e tyre normal por pa anashkaluar distancimin social. Ne kushtet kur vaksinimi i popullsisë ne këto muaj do ketë avancuar jashtëzakonisht shume ku ne vjeshte mendohet te jete vaksinuar tere popullsia e rritur e Britanisë, gjasat janë se normaliteti, sic e njohim do jete efektiv ndoshta me herët se këto data. Qeveria pritet te ndryshoj edhe sloganin e pandemisë nga e hëna. Momentalisht numri i infektimeve vërtitet ne shifrat e 10 mije vetëve ne dite dhe këshilltaret mendojnë se ato do duhet te bien poshte 1000 infektimeve ne dite qe te kemi një hapje thuajse totale te ekonomisë dhe shoqerise.