Atletico Madrid ka paguar 7 milionë euro deri tani për Luis Suarez. Siç ka bërë të ditur Sport, në marrëveshjen me Barcelona-n ishte përcaktuar se colchoneros do të paguanin menjëherë 5 milionë euro për transferimin.
Më pas janë bonuset e ndryshëm: 2 milionë janë paguar për ndeshjen numër 20 zyrtare, por katalanasit mund të marrin edhe këtr të tjerë nëse skuadra e Simeone-s do të kualifikohet në çerekfinalet e Champions League në këtë sezon dhe atë të ardhshmin. Madrilenët do të përballen në 1/8-at me Chelsea-n. Ndeshja e parë do të luhet më 23 shkurt, ndërsa ajo e kthimit më 17 mars.