Edhe pse i lidh i njëjti impuls dhe afsh seksual, jashtë krevatit janë larg si “qielli dhe toka”. Disa çifte horoskopi thjesht nuk mund të kenë asgjë më shumë se se ksi për një natë, sepse, pos që janë të përshtatshëm në krevat, asgjë tjetër nuk kanë të përbashkët. Për këto shenja është fjala:
Luani dhe Dashi-Deshtë duan të provojnë gjëra të reja, ndërkaq Luanët e zjarrtë janë të hapur për çdo gjë që i bën çift të përsosur, mirëpo vetëm në krevat. Jashtë tij të dy shenjat janë goxha të mundimshëm dhe dëshirojnë të kontrollojnë partnerët.
Ujori dhe Peshqit-Këto dy shenja aq janë të ngjashme sa që për këtë shkak assesi nuk funksionojnë në lidhjen dashurore, mirëpo se ksi u është i shkëlqyeshëm, prandaj zgjidhja më e mirë për ta është, nëse ekziston tërheqje reciproke, të jenë miq të privilegjuar.
Gaforrja dhe Demi-Kur këto dy shenja flenë bashkë, nuk është fjala për se ks por për butësinë dashurore. Mirëpo mu për këtë që të dy janë jashtëzakonisht emocionalë, lidhjet dashurore midis Gaforreve dhe Demave më së shpeshti përfundojnë pas grindjes së parë, përkatësisht pas lotëve të të dyve.
Shigjetari dhe Peshqit-Janë çift idealë për se ks për një natë dhe asgjë më shumë. Shigjetarët i duan aventurat, daljet nga shtëpia dhe shoqërimet, derisa Peshqit romantikë kanë prioritete të tjera.
Akrepi dhe Dashi-Se ksi midis dy shenjave më eks plozivë të horoskopit thjesht patjetër duhet të jetë i shkëlqyeshëm, ndërsa çdo gjë më shumë se s eksi është vetëm katastrofë.