Pas lajmit se konspiracionisti Alfred Cako është infektuar me koronavirus, ka ardhur edhe reagimi i deputetit të Bindjes Demokratike, Andi Përmeti.
Teksa i uron shërim të shpejtë, përmes ironisë, Përmeti e fton këtë të fundit që pas shërimit të shpjegojë çudinë se si u infektua nga diçka që nuk ekziston.
Postimi i plotë i Andi Permetit:
Te shkuara Alfred Cako.
Sapo lexova lajmin qe Alfred Cako eshte infektuar me Covid. Alfred Cakon nuk e njoh personalisht dhe eshte i pari person qe po e uroj publikisht per sherim sa me te shpejte nga Covid.
Jo se miq dhe te njohur te mi nuk jane infektuar me pare, por sepse lajmi qe Alfred Cako eshte infektuar duhet shperndare sa me shume, sigurisht bashke me urimin per sherim te shpejte.
Cdo jave ne media (dhe ndonjehere me shume), Alfred Cako deklaronte se virusi nuk ekzistonte, deklaronte se ishte nje shpikje mediatike per te detyruar me frike popullsine te vaksinohej, i bente thirrje Ministrise se Shendetesise qe ti mundesonte hyrjen pa maske dhe pa veshje mbrojtese te spitali infektiv per ti vertetuar te gjitheve qe virusi nuk infekton. Sot eshte vet i infektuar.
Une nuk besoj qe shqiptaret jane popull aq naiv sa te besojne cdo brockull qe degjojne mediatikisht por edhe per ndonje, tek tuk, qe mbase ka thene: dicka di Fredi, e ftoj te shoh dhe te lexoj sot mediat: Fredi eshte infektuar.