Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica, prej disa javësh i është bashkuar Partisë Socialiste. Gjatë një fjalimi të mbajtur në një takim elektoral një ditë më parë, ndërsa iu përgjigj akuzave të Monika Kryemadhit, ai dha edhe një detaj interesant, që nuk dihet a ishte thjesht diversion, apo informacion i vërtetë.
“Kam një informacion, që të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI janë kontraktuar nga trupat diplomatike për t’i lajmëruar që të distancohen nga zonja Kryemadhi”, tha ai.
LSI prej muajsh është drejt shkërmoqjes dhe përveç disa drejtuesve të rëndësishëm, asaj i janë larguar mijëra mbështetës.
Edi Rama deklaroi një javë më parë, se ky në fakt ka qenë plani i fshehtë i tij dhe Lulzim Bashës, por që gjatë rrugës u tradhtua nga ky i fundit.
Tani Rehovica jep edhe një tjetër version, duke shtuar edhe ndërkombëtarët në këtë “plan” dhe natyrisht, duke shtuar edhe paranojat tek Ilir Meta, i cili në fakt ka vite që mendon se të huajt duan ta fusin në burg, ndaj dhe ka luftuar dhe po Lufton fort reformën në drejtësi./TemA