Drejtuesi elektoral i qarkut të Lezhës për PD, Mark Marku dhe Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti zhvilluan një debat mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”.  Marku dhe Gjylameti debatuan, në lidhje me mënyrën se si secila prej forcave që ata përfaqësojnë do të paraqitet në zgjedhjet e 25 Prillit.

Përfaqësuesi i PD-së ka dalë nga vetja si edhe në disa raste të tjera dhe ka shp ërthyer në su lme të ulëta ndaj deputetes Gjylameti duke i thënë se po të ishte në vend të saj do të ishte hedhur nga godina e parlamentit dhe të vdiste nga turpi. Sjellja agresive dhe aspak e përshtatshme, qofte për ambientin dhe atë çfarë Marku përfaqëson, nuk iu ka shpëtuar komentuesve të cilët kanë ‘shpërt hyer’ në rrjetet sociale. Në postimin e faqes zyrtare të emisionit “Opinion” komentuesit e kanë ironizuar Markun dhe për partinë që ai përfaqëson dhe detyrën e tij si pedagog ndërsa kanë ‘duartrokitur’ deputeten socialiste për përgjigjen e saj me finese dhe edukate.

Komentet:

Pjesë nga debati në emision:

Marku: Ti e di çfarë qëndrimi kam mbajt kur PD degradoi pushtetin në mandatin e dytë dhe kam thënë: po vazhdoi  kështu do të humbë pushtetin, por dhe nëse e mban do e mbajë për të keqen e shqiptarëve. Po të isha unë deputet si zonja dhe të kish bërë partia ime gjithë ato po themi gjëra që ka bërë në Shqipëri, në dëm të shqiptarëve do isha hedh nga godina e parlamentit në shesh të kisha vdek nga turpi”, u shprehu Marku.

Blendi Fevziu: Të hidhej Blerina thua ti ? Gjylameti: E doni një përgjigje? Po të isha në vendin tuaj, në momentin që zoti Basha nuk ju bëri pjesë të listave, sepse vendosi kolegë që sot ju i fyeni, nuk do isha më në Partinë Demokratike. Nga ana tjetër do isha më në siklet në momentin që do isha në krye të komisionit që të përzgjidhja kolegët dhe më pas të më zgjidhnin mua.

Lexo.al/