Një ditë pasi Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi u regjistrua në KQZ, ka ardhur edhe reagimi nga ambasadorja amerikane në Tiranë. Përmes Twitter, Yuri Kim shkruan se kërkon t’u japë fund spekulimeve dhe zbardh bisedën me Edi Ramën.
“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama dhe unë kemi mirëkuptim se çfarë do të thotë ky emërtim. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon” – thotë ambasadorja në Twitter..