Një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha. Është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit me koronavirus, mjeku i njohur nga Kukwsi , Bajram Cena.
Cena ka shërbyer në spitalin e Kukësit prej shumë vitesh, duke organizuar edhe simpoziume të ndryshme shkencore.
Kujtojmë se kjo e shtunë ka shënuar sërish një numër të lartë të rasteve të reja me COVID-19. 1153 persona të infektuar dhe 17 humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit. Tirana vijon të jetë epiqendra e virusit, e cila numëron jo vetëm më shumë raste të reja, por edhe sa i përket viktimave, për t’u ndjekur nga Durrësi, Fieri dhe Lushnja.