Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me një përfaqësi të italianëve që kanë vendosur të jetojnë në Vlorë dhe kanë kërkuar të anëtarësohen në Partinë Socialiste.
Rama tha se disa prej tyre kanë kërkuar që të anëtarësohen më Partinë Socialiste, ndërkohë që shtoi se ka shumë për të bërë për vendin dhe për të filluar rrugëtimin e ndryshimit. Kreu i qeverisë ka shpërndar ‘live’ kartat e anëtarsisë s Partisë Socialiste për italianët, të cilat janë anëtarët më të rinj të PS-së.
‘Kaloja pushimet këtu çdo vit. Kam pasur mundësinë të vihem në kontakt dhe më pas të zhytëm në kulturën italiane sepse e gjithë bibloteka e gjyshit tim ishte me libra në italisht të cilat ai i blinte dhe atje kam pasur kontaktin tim të parë me ato filozofë që në atë kohë këtu ishin të ndaluara. Dhe kështu italishtja u bë një gjuhë e dytë, dhe unë flisja dy gjuhë për shkak dhe të gjyshes sime që më fliste Itali. Italia ndodhej nga ana tjetër e detit ose arrinte nëpërmjet valëve që këtu në Vlorë ishte më i fuqishme. Dhe më pas jeta u treguar shumë bujare me brezin tim sepse patëm këtë mundësi për të kaluar nga një gjysmë e asaj pjesë të jetës të mbyllur larg nga bota me këtë gjysmën tjetër, ishte fantastike. Më në fund kemi qenë të parët që mund të dilnim në atë kohë, ose ndërruan jetë. Për të gjysma e jetës ka qenë më bujare.
Është kënaqësi për mua të shoh këtë trend që është në fillesat e veta Italianë që zgjedhin Shqipërinë, jo vetëm për biznes por edhe për të jetuar. Vijnë, mbërrin në këtu dhe rinohen nga rrëmuja italiane. Rrëmujat nuk mungojnë edhe këtu, por Dami më tha se ka disa italianë që duan të anëtarësohen në PS arritëm edhe tek kjo. Sepse më parë ishin vetëm shqiptarët që donin të anëtarësoheshin në Partitë politike në Itali, po kjo nuk i heq asgjë faktit që ju këtu të mos keni të drejtën e votës. Ende nuk e keni, por për ata që do të jetojnë këtu më gjatë do të vijë koha që të marrin shtetësinë. Në fillim nuk ju quajtën vizionarë, por të çmendur. Ka një lidhje deri sa më pas rrugët ndahen, ose bashkëndahen duke qenë në një sintezë të plotë midis tyre.
Unë jam shumë i kënaqur për të folur për vizon besoj se Vlora edhe Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshme që nuk mund të përfytyroheshin 7 vite më parë. Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është në rregull, unë nuk jam i kënaqur mendoj se ka shumë më tepër për të bërë se ajo që kemi bërë. Por mund të mendojmë edhe më. Ju jeni zyrtarisht 20 vetë që do të bëheni anëtar të Partisë Socialiste.’- tha Rama.