Nga Robert Hasa/

Romani i dytë historiko-politik i shkrimtarit Alfred Peza mori vëmëndjen e mediave televizive, online dhe gazetave. Duke ecur nëpër rrugët e Tiranës në vitrinën e një librarie vura re një libër me kopertinë të njëjtë si romani i parë “Sarah”, por titulli dhe foto ishin tashmë të ndryshe. Shkrimtari e kishte titulluar atë “Enveriada” dhe në rreth ishte një foto e Diktatorit komunist. Personazhet brënda romanit ishin jo të Mbretërisë së Zogut, por të “kështjëlles së hekurt” të Paraardhësit. Më bëri kurioz titulli dhe nxitova ta merrja pasi ishte kopja e fundit në atë librari dhe e pyeta punonjësen: Çfarë ka ky libër dhe a ia vlen që ta blesh?

Librashitësja u ngrit nga karrigia ku ishte ulur dhe më tha: Merre mos e paguaj kur ta mbarosh së lexuari atëhëre eja dhe më thuaj në qoftë se ja vlente ta blesh ose jo. E mora librin dhe e futa në çantë, i premtova zonjës se sapo ta mbaroja librin do rikthehesha. Duke ecur po afrohesha në Bllokun e famshëm të Tiranës, atje ku kishin jetuar edhe njërëzit e “Enveriadës”, u ula për të konsumuar diçka. Përballë meje ishte televizori. Po fillonin intervistat ku i ftuar ishte autori i “Enveriadës” Alfred Peza i cili po fliste per përmbajtjen e librit. Titrat në televizion shkruanin, “Qendra sekrete që mbajti në këmbë diktaturën”, Alfred Peza promovon librin “Enveriada”: Mesazhet politike përsëriten edhe në demokraci.

Romani për të cilin po flitej ndodhej në çantën time, dhe vendi s’po me mbante derisa nisa për në shtëpi që ta lexoja. Historiku i 45 vitet të sistemit diktotariale në Shqipëri, ku lufta e klasave për pushtet ishte e ashpër. Kupola e sistemit komunist varej nga: Paraardhësi (Enver Hoxha), Pasardhësi (Mehmet Shehu), Udhëheqësi i Ri (Ramiz Alia) si dhe më kryesorja, Shefja (Nexhmije Hoxha). Të katërt këto individ, kishin në dorë fatet e shqiptarëve, shkrimtari këto personazhe i vendos përballë “Syrit të Shqiponjës” i cili mbikqyrte rivalët e paraardhësit. “Syri i Shqiponjës” është një strukturë sekrete, e ndërtuar për komandimin e pushtetit në prapaskenë, për të cilën kishin dijeni vetëm Paraardhësi dhe Shefja.

Romani nis me Udhëheqësin e Ri (Ramiz Alia) i cili po përgatiste veten fizikisht dhe emocionalisht për marrjen e pushtetit, pas ndarjes nga jeta të paraardhësit (Enver Hoxha). Takimin e parë ai e pati me Besim K. drejtuesin e “Syrit të Shqiponjës”, i cili kishte në dorë “çelësin” e portës së madhe të kështjelles së sistemit komunist. Pjesë e romanit është edhe Sofie Tafaj, volejbollistja e cila rrëmbeu zemrën e djalit të Pasardhësit (Mehmet Shehut) dhe tronditi themelet e pushtetit komunist. Letrat e popullit të cilat në roman marin një rëndësi, të madhë nga ku vetë drejtuesit e sistemit merreshin personalisht me ta. Nga keto letra thureshin komplote dhe rengje ndaj atyre që ishin kunder sistemit komunist dhe liderëve të tyre. Në libër trajtohet me ironi edhe ëndrra e Pasardhësit (Enverit), i cili ëndërrontë një Shqipëri të fortë si Kuba dhe Koreja e Veriut por nga ana tjeter kishte frikë të mos kishte fati e Çausheskut të Rumanisë i cili u ekzekutua së bashku me gruan e tij ditën e Krishtlindjeve.

Pra romani i mëson një studenti si unë dhe bashkëmoshatarëve të mi se si ka qenë Shqipëria Komuniste dhe lufta për pushtet, internimet dhe ekzekutimet e atyre që ishin kundër sistemit. Përvoja e autorit të romanit si gazetar, politikan dhe shkrimtar e ka bërë ekspert të fushës së letërsisë dhe një penë ndryshe në grupin e kolosëve të letërsisë shqiptare… Pasi e mbarova romanin dhe dola nga bota e “Enveriadës” , mu kujtua librashitësja. U nisa ta takoj zonja sapo mbyllte librarinë, u afrova dhe me kishte mbajtur mend dhe mu kthye: Hë si tu duk, të pëlqeu? Dhe unë që ju përgjigja: Po më pëlqeu shumë! Ia vlen ta kesh në bibloteke përkrah Kadaresë, Agollit, Nolit, vëllezërve Frashëri etj. Sapo u bera gati te beja pagesen, zonja mu përgjigj me një buzëqeshje kuptimplote: Librat nuk janë biznes por e ardhme dhe dije për njerëzit!