Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka bërë një përpmbledhje të situatës së COVID në Shqipëri. Ajo tha se 9% e rasteve pozitive me COVID janë të moshave 15-54 vjeç.
“Mesatarja e javës së 7 ka pësuar një rënie, pozitiviteti i mostrës mbetet i qëndrueshëm, incidenca dy javore edhe pse mbetemi në një transmetim të komunitar të gjerë ka një tendencë ulje, moshat ka ndryshime dinamike, moshat 24-35, 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve, por nëse do e vlerësojmë ndryshimin dinamik të mostrave nga dy javëshi pararendës nga mosha 15-54 janë 79% e rasteve të testuara pozitive. Ka një vlerë se prekja e këtyre moshave ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë vetëm nëse do të jemi shumë të kujdesshëm, siç janë distancimi fizik. Apel për të qenë të qartë që ne nuk e kemi përfunduar këtë betejë. Fillimi i vaksinimit është si për të gjithë botën është fillimi i rrugëtimit për të parë dritën në fund të tunelit, por kjo nuk mund të na vetëkënaq”, tha Fico.