Juventus nuk ka gabuar kundër Roma-s dhe ka mbajtur hapin e Inter-it, duke vënë nën presion Milan-in. Trajneri Andrea Pirlo e ka komentuar suksesin ndaj verdhekuqve në intervistën e dhënë pas ndeshjes për Sky Sport: E kishim përgatitur një ndeshje të këtij lloji. E dinim se nuk do të ishte e lehtë kundër Roma-s. Kemi gjetur përsëri entuziazmin. Jemi më të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Jam ndier gjithmonë mirë me këtë grup. Kemi bërë ndeshjen që bëri Roma në fazën e parë. Këtë herë e kemi studiuar ndeshjen në të kundërt dhe kemi shfrytëzuar hapësirat e lëna nga ata.

Mund të ndodhë që ta përsërisim këtë strategji edhe në të ardhmen. Sa jam rritur? Kam të njëjtën gjatësi (qesh). Kam një skuadër të madhe që me ndjek dhe një klub të fortë që më mbështet. Jo të gjitha ndeshjet janë njësoj. Në Itali ka shumë taktikë. Nuk mund të luash gjithmonë në të njëjtën mënyrë.