Dashi Çfarëdo qofshin vështirësitë që do ju dalin në jetën tuaj sot ju do dini si t’i kaloni në momentin e duhur. Jupiteri do të mbretërojë në jetën tuaj sentimentale. Në përgjithësi ndikimi do jetë pozitiv, përveç disa mospërputhje mendimesh të cilat nuk do sjellin pro bleme të mëdha. Ju beqarët do nisni një histori e cila do të evoluoje hap pas hapi. Përgatituni shpirtërisht për emocione interesante. Në punë do keni fati të provoni edhe sfida të reja vetëm që të ndryshoni rutinën e gjërave dhe të provoni veten. Kujdes vetëm me padurimin. Financat nuk do jenë të këqija, por gjithsesi nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme që kërkojnë edhe goxha buxhet.
Demi Mos u nxitini për asgjë gjatë kësaj dite, Në punë parashikojini pasojat e zgjedhjeve që do bëni në mënyrë që mos keni surpriza. Sipas Meri Shehut, për jetën në çift do jetë ditë e qetë. Nuk do ketë shumë pasion, por edhe zënka nuk do ketë. Do jetë si një dite e zakonshme pa asgjë të veçantë. Ju beqarët do krijoni një lidhje sot me dikë që kanë kohë që e njihni. Kujdes, mos u tregoni xheloze dhe posesive sepse edhe mund ta humbni atë. Në punë do mundoheni fort që të arrini atje ku keni dashur dhe për këtë do përballeni edhe me inatet e kolegëve. Në sektorin financiar planetët do kenë një influence mjaft pozitive. Përfitoni sa më shumë.
Binjakët Sado që të mundoheni sot nuk do arrini dot as sot ta stabilizoni jetën tuaj dhe shumë gjëra do ju ecin keq. Edhe pse ju çiftet kishit parashikuar që të rregullonit çdo gjë me partnerin, ka rrezik që situata të mbetet e njëjtë. Marrëdhënia midis jush edhe mund të ftohet më shumë. Ju beqarët do hezitoni të zgjidhni midis dy personave shumë interesantë dhe nuk do keni asnjë ndryshim në status. Në punë me pak mundim do i kaloni vështirësitë që ju kishin dalë përpara. Disa kolegë do i keni gjithnjë në krah. Në planin financiar do iu jepet një mundësi shumë e mirë për të rritur buxhetin. Mos e lini t’iu ikë nga duart.
Gaforrja Sot do reflektoni gjatë para se të veproni dhe vetëm pasdite mund të merrni vendime në çdo fushë. Ju të dashuruarit mund të keni në mëngjes disa konflikte shumë të vogla, por që do kalojnë pa pro bleme serioze. Pas mesditës do pajtoheni e do dashuroheni marrëzisht. Për beqarët do paraqiten mundësi shumë herë më të mira nga më parë., mjafton që ata t’i shfrytëzojnë sa më shumë. Në punë mos keni frikë për asgjë sepse gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve që keni bërë. Për ju nuk ka pengesa të pakalueshme. Paratë do jenë në një gjendje të kënaqshme.
Luani Sot do jeni në humor të shkëlqyer dhe gati për të eksperimentuar çdo lloj gjëje. Nëse keni një lidhje do e mahnitni partnerin me gjestet dhe dashurinë që do i falni. Ai më në fund do ndihet gati për t’iu bërë propozimin e madh dhe pse jo për të filluar edhe një bashkëjetesë. Ju beqarët mos e frenoni veten. Nëse dikush do ju pëlqejë shprehjani ndjenjat. Në punë do ecni përpara duke përdorur argumentet e duhura. Askush nuk do ua kalojë dhe asgjë nuk do ju mposhtë. Pavarësisht orëve pak të gjata nuk do ndieni lodhje. Buxheti do fillojë të rehabilitohet.
Virgjëresha Ka mundësi që sot të mos jeni shumë realistë dhe të kërkoni gjëra të pamundura. Sidoqoftë, për ju të dashuruarit, klima në çift do jetë përgjithësisht e ngrohtë. Jupiteri do iu bëjë të përjetoni momente të mrekullueshme që nuk do i harroni për një kohë të gjatë. Nëse jeni beqarë nuk do keni një ditë shumë të qëndrueshme. Here do keni nevojë për dikë e herë do ndiheni mirë ashtu si jeni. Vendosni se çfarë do bëni dhe mos prisni gjatë. Në punë, para se të pranoni përgjegjësi të reja duhet të reflektoni me kujdes. Në sektorin financiar do keni shumë fat dhe buxheti do rritet.
Peshorja Mijëra ide do ju lindin në kokë gjatë kësaj dite, por nuk duhet të veproni pa qenë plotësisht të bindur për atë që doni të bëni vërtet. Të influencuar nga Saturni, ju të dashuruarit, do bashkëpunoni më shumë me partnerin tuaj. Ai do dijë si t’iu bëjë të ndiheni mirë dhe të lumtur. Ju beqarët, falë Marsit do keni mundësi për një takim shumë të veçantë. Në jetën tuaj do ndizet pasioni i dashurisë. Sipas Meri Shehut, në punë do jetë Dielli ai që do ju bëjë të keni vullnet dhe të mos ndaleni përpara sfidave. Edhe sektori financiar do shkojë më së miri. Papritur do merrni goxha lek. Kujdes, mos i harxhoni të gjitha menjëherë sepse do iu duhen për më vonë.
Akrepi Sot do dalloni nga të tjerët. Do ndiheni të lirë për të bërë atë që do keni në mendje e nga ana tjetër nuk do i nënvlerësoni as të tjerët. Gjithçka në lidhjen tuaj do shkojë më mirë sesa e prisnit. Do komunikoni më shumë me të dhe do kaloni edhe momente pasionante. Mos e lini asnjë moment t’iu ikë dem. Ata që janë vetëm do kenë ndryshime dhe surpriza. Duket se takimi i shumëpritur do të ndodhe sot. Në punë do jeni me shumë fat dhe gjithçka do ju realizohet ashtu si keni dashur. Askush nuk do mundet t’iu sfidojë dot. Marsi do iu mbrojë në planin financiar dhe ju mund të përfitoni për të bërë edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Shigjetari Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë sot duhet patjetër të ndryshoni disa gjëra dhe pse jo të hiqni edhe dorë nga disa zakone. Situata në jetën tuaj në çift do jetë e mirë, por shmangni me çdo kusht të viheni në gare me partnerin. Kjo do sillte edhe ndonjë mosmarrëveshje me të. Ju beqarët nga ana tjetër do takoni dikë i cili do iu bëjë të ndiheni mire. Do përjetoni emocione të forta. Në punë do iu jepen përgjegjësi të reja të cilat me pak mundim do i përmbushni me sukses. Do ndiheni krenare për veten dhe nga ana tjetër do merrni shpërblime të majme nga shefat. Për financat do përkujdeseni shumë dhe do sakrifikoni edhe ndonjë shpenzim të nevojshëm. E gjithë kjo do kompensohet.
Bricjapi Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë sot për jetën tuaj dhe do iu japin zgjidhje për të gjitha pro blemet personale apo profesionale. Nëse jeni në një lidhje do jeni shumë më të disponueshëm ndaj partnerit dhe do diskutoni gjerë e gjatë me njëri-tjetrin edhe për të ardhmen. Sinqeriteti, ndershmëria dhe dëshira e mirë do bëjnë që gjërat t’iu ecin për mrekulli. Ju beqarët duhet të afroheni me atë që ju përshtatet më shumë në tërësi dhe jo me atë që iu josh, por nuk do mund t’iu sigurojë të ardhme. Në punë do jeni profesionistë dhe të pandalshëm. Çdo pengesë do e kaloni sa hap e mbyll sytë. Edhe çështjet financiare do jetë më të qeta.
Ujori Shumë planetë do ndikojnë negativisht në jetën tuaj sot dhe do e keni shumë të vështirë të përqendroheni. Ju të dashuruarit do e kritikoni herë pas here atë që keni në krah dhe kjo mund te krijojë një atmosferë të tensionuar. Nëse jeni beqarë, më në fund, do takoni dikë që do iu bëjë ta dashuroni marrëzisht. Jeta juaj do ndryshojë rrënjësisht për mirë. Zemra do i shtojë rrahjet. Për fat të mirë, në punë do ju bëhet një propozim i ri ose do iu jepet një funksion më i rëndësishëm. Pranojeni pa ngurruar. Financat do mbeten ende delikate kështu që shpenzimet duhen mënjanuar.
Peshqit Turbullirat yjore do ju pengojnë sot të ecni përpara. Nga ana tjetër as ju nuk do jeni luftarakë. Nëse keni një lidhje do debatoni dhe do keni probleme të vazhdueshme me atë që keni në krah. Edhe pse do e kuptoni që i keni ju gabimet më të mëdha nuk do e ulni hundët aspak. Ju beqarëve as nuk do ju shkojë nëpër mend të kërkoni dashurinë sot dhe do ju pëlqejë jeta që bëni. Në punë do i ngatërroni të gjitha gjërat dhe në vend që të hidhni hapa para do ktheheni mbrapsht. Financat do kenë vështirësi serioze. Mos merrni hua, por kërkoni ndihmë për t’ia dalë me aq para sa do keni nëpër duar.