Kryeminisitri Edi Rama, në deklaratën për mediat, ka kujtuar edhe një bisedë të ish-kryeministrit Fatos Nano, teksa ky i fundit i tregon historinë e bisedës me një qytetar. Rama u shpreh se Nanos, në kohën që ishte kryeministër, një qytetar i kishte dhënë zgjidhjet për çdo problem që ka Shqipëria, edhe pse shtetasi në fjalë mund të hamendësonte gjëra edhe jonormale, sepse nuk kishte pushtet.

Me këtë batutë të treguar, Rama thekson se njësoj po vepron edhe Basha, sepse bën premtime, për të cilat nuk ka asgjë në dorë. “Më kujtohet njëherë, kemi qenë në një ngushëllim me Nanon. Ishte një person atje dhe po i thoshte Fatosit, që shikoni se nuk keni vijë kështu, bjerini shkurt. Merrini gjitha tokat dhe kthejuani pronarëve të mëdhenj dhe zgjidhet problemi.

Fatosi i tha qytetarit se ideja jote është ambicioze shumë, por mund të realizohet nga ato që nuk kanë gjë në dorë. Edhe Lulzimi do bëjë gjithçka që nuk ka në dorë. Basha do thotë se vetëm unë mund ta bëj këtë vend, edhe pse nuk e ka në dorë”, deklaroi Rama.