Ndoshta shumë persona nuk i besojnë astrologjisë, por muaji i lindjes dhe data tregon shumë për ju. Personat që u përkasin këtyre shenjave të horoskopit bëni mirë që t’i mbani shumë pranë vetes, sepse mund të japin këshilla të vlefshme.
Demi/Miqtë Dem ju këshillojnë si duhet në lidhje me shëndetin, por mbi të gjitha do jenë të ndershëm gjithmonë me ju. Ata nuk bëjnë dot kompromise dhe do t’jua thonë të vërtetën. Gjërat pa kuptim i tërbojnë Demat. Ndoshta, do të mërziteni me të në fillim, por do ta kuptoni se ka pasur të drejtë.
Gaforrja/Gaforret janë shumë emocionale dhe shumë të lidhur me njerëzit që kanë pranë. Janë miqtë më të mirë dhe do ju jepnin gjithmonë këshillat më të sinqerta. Kur ju nuk jeni mirë, as ata nuk ndihen mirë.
Luani/Luanët i mendojnë mirë pasojat e një veprimi, sidomos nëse i çon drejt suksesit. Nëse keni vlerë për një Luan, ai do mundohet shumë t’ju tregojë rrugën e duhur për t’i bërë gjërat.
Peshorja/Peshorja, quhet ndryshe “ mbretëresha e këshillave”. Mënyra si i balancon gjërat, e ndihmon një peshore t’i shikojë gjërat ashtu si duhet. Një peshore beson se secili meriton më të mirën në jetë.
Bricjapi/Nëse jeni në dilemë, për të gjetur një rrugë të duhur për t’u rritur profesionalisht, një Bricjap do ju ndihmojë shumë. Ai do ju ndihmojë të arsyetoni si një person i pjekur.
Peshqit/Nëse keni një problem personal, Peshqit do t’ju këshillonin ashtu si duhet. Eksperienca e tyre në dashuri do t’ju japë sygjerimin e duhur për mënyrën si duhet të veproni.