Kryeministri Edi Rama reagon sërish për situatën në spitalet shqiptare, ku publikon disa fotografi në “Facebook”, që tregojnë gjendjen e spitaleve 7 vite më parë dhe sot. Mes të tjerash, Rama thekson se ka akoma shumë për të bërë, por sipas tij, “kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën”.
“Mos të mërziten ata që s’duan të shikojnë, sepse këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare, si ishte deri 7 vjet më parë e si është sot, janë shumë dhe duhen shumë ditë për t’i ekspozuar në funksion të freskimit të kujtesës? Nuk është qëllimi i këtij ekspozimi as për t’u mburrur e as për të kërkuar duartrokitje, sepse ka kaq shumë akoma për të bërë sa unë jam i pakënaquri më i madh me ku jemi! Por ama kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën, që ta kuptojë pa asnjë mundim se jemi në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të mos ndalemi?
#SkaKohëPërPushim *Dispanceria, Tiranë”, shkruan Rama.
Mos të mërziten ata që s’duan të shikojnë, sepse këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare, si ishte deri 7…
Posted by Edi Rama on E hënë, 22 Shkurt 2021