Prej rreth një viti bota vijon të mbetet ‘peng’ e Pandemisë Covid19. Virusi që vijon të marrë jetë njerëzish edhe në vendet më të zhvilluara të planetit ende nuk dihet se kur do neutralizohet plotësisht.

Testime, infektime me Covid19, humbje jete, ndikim negativ në ekonomi e jo vetëm, janë kryefjala e këtyre kohëve që kanë detyruar njerëzimin të ndjekë një ritëm krejt të ri jetese.
Lidhur me testimet (aq të shumta nga qytetarë që dyshojnë se janë prekur nga Covid19, Organizata Botërore e Shëndetësisë saktëson se cili lloj testi duhet të kryejë një qytetar nëse është i infektuar me Covid, e ka kaluar në të shkuarën apo që mendon se mund ta ketë marrë virusin.

Kështu, OBSH në Shqipëri njofton se përpara se të kërkoni një test, është e rëndësishme të dini saktësisht se çfarë lloj testi ju nevojitet.

? RT-PCR dhe testet e antigjenit ju tregojnë nëse e keni virusin TANI.
? Testet e antitrupave ju tregojnë nëse keni pasur virus NË TË SHKUARËN.

Ja pikat më të rëndësishme që duhet të dini për testet e disponueshme aktualisht të #COVID19:
? Testi i antitrupave, i njohur gjithashtu edhe si testi serologjik ?
? Testi RT-PCR ?
? Testi i antigjenit ?.

Për më shumë ndiqni dy linqet e mëposhtëme të faqes  së OBSH Shqipëri. (Lexo.al)

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by WHO Albania (@who_albania)

https://www.facebook.com/108216470543592/posts/457983545566881/?d=n