Edi Rama deklaroi se deri tani janë siguruar 1.6 milionë doza vaksinë kundër koronavirusit dhe se vijojnë negociatat me kompani dhe shtete të tjera.
“Në 2013 kishte zero vaksina për gripin. Ne kemi mundësuar vaksinën e gripit falas për më shumë se 300 mijë qytetarë. Kemi siguruar vaksinën dhe kemi nisur fushatën e vaksinimit duke u ndeshur dhe ne me një vonesë për shkak të presionit të kërkesës globale mbi Pfizer. Sidoqoftë kemi siguruar deri tani 1.6 milionë doza për 800 mijë qytetarë përmes Pfizer dhe mekanizmit Covax. Jemi në negociata me të tjerë, qoftë me kompani apo shtete të tjera”, përfundoi Rama.