Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta,i cili tha se vendi është në prag të katastrofës kombëtare sa i përket situatës së COVID. Rama tha se Meta ka kohë që nuk sillet si një president i vendit.

“Presidenti ka kohë që nuk është më president, ai është thjeshtë një shpërdorues i funksionit të presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet nga e shoqja. E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën, e shkon lart e poshtë natën, shfaqet makina pa protokollin përkatës, takon njerëz se nuk besojnë te LSI dhe i duket Shqipëria bosh”, tha Rama.