E ardhmja e Kylian Mbappé dhe Neymar zë vendin e parë në çështjet për zgjidhje te PSG. Drejtori sportiv, Leonardo, foli për këtë në intervistën e dhënë “France Bleu Paris” dhe raportuar nga “L’Equipe”: “Kemi kohë që flasim për kontratën e Kylian Mbappé. Ka ardhur momenti për të marrë një vendim. Mund të them se ekziston një qasje e mirë për dialog”.
Në lidhje me Neymar, ai shton: “Ne jemi në rrugën e duhur, por firma mbi kontratë do t’i japë fund gjithçkaje. Unë mendoj se është gjithashtu koha e duhur për rinovimet e Di Maria dhe Bernat. Ideja është të mbyllim këto katër rinovime sa më shpejt të jetë e mundur, ne duam t’i mbajmë të gjithë”.