Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë nga Berati ku ka thënë se mandate i 3 duhet që të përfundojë punët e nisura. Ai ka hedhur dhe akuza ndaj opozitës për të cilën thotë se e kishte në dorë që ti bënte mirë punët por më keq se çka qeverisuar ajo sipas Ramës nuk do të qeverisë asnjë parti që vjen në pushtet.
“Ka shumë arsye pse njeriu kërkon të jetë i stresuar dhe ne kemi kaluar 2 goditje shumë të rënda., Tërmeti sishte goditje vetëm pë rata që e pësuan por për të gjithë vendin.Pastaj pandemia që ka shtrënguar hapësirat e lëvizjes të zhvillimit dhe të përfytyrimit të së nesërmes, nga ana tjetër sjemi perfekt, jemi njerëz shqiptarë, një forcë qeverisëse që ka të mirat dhe kusuret e veta.
Mandati i 3 sështë për mua për këtë grup njerëzish që administrojnë këtë përgjegjësi të madhe por pë rata që duan që punët të mbarojnë. Nëse punët mbeten në mes Shqipëria kthehet shumë pas dhe punët smund ti kryejë askush tjetër.
Sepse për fat të mirë në këtë rast zgjidhja është shumë e thjeshtë, këtu ska x të panjohur këtu nuk ka një grup njerëzish dhe mundësi zgjedhje mes të njohurave. Ata e kishin në dorë ti bënin dhe i bënë si më keq. Më keq se çkanë bërë ata kur kishin në dorë të bënin punën nuk mendoj se ska”, tha Rama.