Ditën e sotme, ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID në qytetin e Shkodrës. Vaksinimi do të bëhet në Pallatin e Sporteve dhe do të jenë bluzat e bardha që do të marrin dozën e parë. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë dozën e parë në Shkodër e ka marrë drejtori i Spitalit Rajonal. Procesi i vaksinimit ka nisur me stafin mjeksor të spitalit të SHkodrës më pas do të vijojë me stafin e Spitalit të Lezhës dhe të moshuarit.